Shokon Kanye West : Jam përpjekur të ndahem nga Kim Kardashian, donte të abortonte vajzën tonë
Shpërndaje

Kanye West ka bërë një rrëfim sensacional duke deklaruar se ka tentuar të ndahet nga bashkëshortja e tij Kim Kardashian pasi ajo ishte takuar me reperin Meek Mill në një hotel.
Në shpërthimin e tij në rrjetet sociale, ai ka shkruar se bashkëshortja e tij kishte insistuar të takohej me Meek Mill për të folur lidhur me reformat e burgjeve. Sipas ‘’Daily Mail’’ 43-vjeçari është shprehur se
gruaja dhe vjehrra e tij kishin tentuar ta shtronin në spital pasi ai u shpreh se do të kandidonte për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Duke e akuzuar bashkëshorten dhe nënën e saj për përpjekjet e tyre për ta mbyllur në spital, ai ka rrëfyer njëherësh se ylli televiziv kishte dashur ta abortonte vajzën e tyre, North, e cila tash është shtatëvjeçare.
Këto deklarata të forta ai i ka bërë në disa statuse në mediat sociale. Situata mbetet ende e paqartë sepse vetëm një orë pasi i ka bërë këto deklarata, 43-vjeçari i ka fshirë të gjitha postimet.
Megjithatë të gjitha këto deklarata kanë pohuar se raportet e West me gruan dhe familjen e saj nuk janë të mira.