DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Pas komenteve në mediat sociale, regon Dua Lipa: Nuk doja të nixsja urrejtje

Shpërndaje

Pas postimeve në mediat sociale nga disa perosnalitete shqipttare me famë botërore të cilët iu drejtuan kompanisë Apple me anë të një peticioni që të njohë hartën e Kosovës si shtet i pavarur, një numër reagimesh të ndryshme janë nxitur në mediat sociale.

Dua Lipa , e cila publikoi edhe një fotografi të flamurit Autkokton, i cili është lëshuar në Beograd në vitin 2014 gjatë një ndeshje futbollist Shqipëri-Serbi, është kthyer në epiqendrën e mediave ndërkombëtare, por edhe komenteve në mediat sociale.

Të shumtë ishin përdoruesit serbë të rrjeteve sociale që komentuan negativisht përbri postit, teksa në debat u përfshi edhe regjisori i njohur serbo-kanadez, Boris Malagurski, i cili mbushi rrjetet sociale me gjuhë urrejtje dhe kërkesë për bojkot ndaj Dua Lipës.

Ditën e djeshme Dua Lipa ka vendosur tu përgjigjet polemikave. Artistja me prejardhje shqiptare publikoi në rrjetet sociale një shkrim nën ngjyrat kuq e zi, ku shpjegoi se postimi i saj paraprak kishte të bënte me çështje dashurie ndaj origjinës së saj dhe nuk dëshironte të nxiste ndëretnike. Dua thekson se konteksti i atij postimi është keqkuptuar dhe keqpërdorur.

 

View this post on Instagram

 

❤️

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *