DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Princi George feston ditëlindjen e 7-të, detaje nga festa familjare në rezidencën e Kate dhe William

Shpërndaje

Bota vazhdon ta quajë atë “i vogli  Xhorxh” por tani princi, djali më i madh i Kate Middleton dhe William të Anglisë, është shtatë vjeç. Në fotot e fundit të publikuara nga Kensington Palace me rastin e ditëlindjes, George shfaqet i buzëqeshur, ndërsa mban veshur një bluzë më jakë, një stil klasik i familjeve mbretërore.

Siç ndodhi edhe për vëllezërit, Louis, i lindur në 23 Prill dhe Charlotte, më 2 maj, nuk do të ketë festime apo dreka të mëdha familjare për shkak të emergjencës së koronavirus, e cila ende i detyron njerëzit të ruajnë distancën sociale dhe të kufizojnë grumbullimet dhe daljet nga shtëpia. Megjithatë mediat angleze shkruajnë se ka të ngjarë që në rezidencën e Kate dhe William në Amner Hall, të paktën të vijnë gjyshërit nga ana e nënës, Carole dhe Michael Middleton, dhe ndoshta edhe Princi Charles me bashkëshorten e tij, Camilla.

Pasioni i fundit i princit është kitara, falë studimeve të tij për muzikë në shkollën Thomas’s Battersea, ndërsa sa i takon sporteve ai preferon tenis dhe futboll. “Normal” është fjala më e dashur për Kate dhe William kur bëhet fjalë për rritjen e fëmijëve. Dhe, deri më tani, ata kanë arritur në mënyrë të përsosur në synimin e tyre për të rritur fëmijë si të gjithë të tjerët, me një fëmijëri normale. Urimet më të mira në këtë përvjetor të 7-të të lindjes për princin George.

 

 

View this post on Instagram

 

Sharing a 📸 taken by The Duchess ahead of Prince George’s seventh birthday tomorrow! 🎈

A post shared by Duke and Duchess of Cambridge (@kensingtonroyal) on

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *