Rita Ora gjen dashurinë në krahët e regjisorit greko-francez
Shpërndaje

Sipas tabloidit ‘’The Sun’’, Rita Ora ka gjetur dashurinë në krahët e regjisorit të njohur Romain Gavras.
Këngëtarja 29-vjeçare dhe regjisori greko-francez mendohet se janë në lidhje prej katër muajsh.
Sipas ‘’The Sun’’, burime pranë Ritës këmbëngulin se ajo është në një lidhje serioze me Romain, i cili është 10 vite më i madh se ajo.
Gjatë fundjavës ylli i muzikës u pa në shoqërinë e regjisorit të nominuar për Grammy dhe një grupi miqësish të saj në Soho House në Londër.