Nuk ndalet suksesi i Dua Lipës, shqiptarja e parë e nominuar për “Mercury Prize”
Shpërndaje

Dua Lipa është nominuar së fundmi për çmimin “Mercury Prize” të vitit 2020, që është pa dyshim çmimi më prestigjioz në muzikën pop britanike, i dhënë për albumin më të mirë të publikuar në Mbretërinë e Bashkuar nga një artist britanik ose irlandez.
Kjo është hera e parë që një shqiptare nominohet për një çmim të një rëndësie të tillë.
Albumi i fundit i Dua, i lancuar gjatë pandemisë është vlerësuar dhe ka qëndruar për disa javë rresht në krye të top-listës britanike.
Më shumë artistë femra janë të nominuara për këtë çmim sivjet sesa në çdo vit tjetër, me pesë femra solo dhe tre grupe femrash ku në total numri i tyre shkon në 12 kandidate.
Kjo është lista me albumet e nominuara për çmimin “Mercury Prize 2020”:
Anna Meredith – Fibs
Charli XCX – How I’m Feeling Now
Dua Lipa – Future Nostalgia
Georgia – Seeking Thrills
Kano – Hoodies All Summer
Lanterns on the Lake – Spook the Herd
Laura Marling – Song for Our Daughter
Michael Kiwanuka – Kiwanuka
Moses Boyd – Dark Matter
Porridge Radio – Every Bad
Sports Team – Deep Down Happy
Stormzy – Heavy is the Head