DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Kanye West dhe Kim Kardashian drejt divorcit

Shpërndaje

Mediat amerikane shkruajnë se Kanye West dhe bashkëshortja e tij Kim Kardashian, janë duke konsideruar seriozisht divorcin.

Burime pranë çiftit thonë se kriza martesore mes reperit 43-vjeçar dhe 39-vjeçares së serialit “Keeping Up With The Kardashians”  kishte nisur më para se sa West ta bënte këtë të ditur përmes deklaratave shokuese në mediat sociale,

Burimet thonë se të dy e dëshirojnë ndarjen dhe tanimë ata kanë nisur të jetojnë ndaras nga njëri-tjetri.

Përparësia kryesore e Kimit është siguria dhe mirëqenia e katër fëmijëve të saj: North, shtatë vjeçare, Saint, katër vjeç, Chicago, dy vjeçe dhe Psalmi, një vjeçar.

Lidhur me situatën dhe deklaratat e West, Kim reagoi para disa ditësh ku në shpjegimin e saj në InstaStory  u shpreh se fjalët e tij ndonjëherë nuk përputhen me qëllimet e tij dhe se izolimi ka stimuluar cregullimin bipolar nga i cili vuan reperi.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *