6 muaj pas vdekjes tragjike të Kobe Bryant , bashkëshortja njofton lajmin e mirë për fansat
Shpërndaje

6 muaj pas vdekjes tragjike të Kobe Bryant , bashkëshortja e tij Vanessa njoftoi botimin e librit të parë të ish-yllit të NBA, me titull “Geese Are Never Swans’’
Krijuar nga Kobe dhe shkruar nga psikologu Eva Clark, libri ndjek historinë e Gus, një djalë i ri që ëndërron të arrijë në Olimpiadë si notar. Qëllimi i tij është i ngjashëm me atë të vëllait të tij të ndjerë, Danny, i cili vdiq nga vetëvrasja pasi nuk arriti të ishte vetë në ekipin e kombëtares.
“Ne jemi kaq krenarë për të vazhduar misionin e Kobe për të mësuar fuqinë e emocionit për gjeneratën e ardhshme të sportistëve. Libri i parë i Kobe, #GeeseAreNeverSëans është publikuar zyrtarisht sot”, shkroi Vanessa në Instagram.
Libri fokusohet në rëndësinë e shëndetit mendor në mesin e sportistëve të rinj dhe sesi sporti mund të ndihmojë në kapërcimin e disa prej pengesave më të mëdha të jetës.