Dior sjell në koleksionin e ri teknikën e shekullit të XV
Shpërndaje

Brand-i prestigjioz Dior prezantoi këtë javë koleksionin e fundit Cruise 2021.
I gjithë koleksioni ka një veçori unike, përdorimin e teknikës së rrallë të qëndisjes, që daton prej shekullit të XV.
Koleksioni i prezantuar në Puglia tregon edhe një pjesë të trashëgimisë kulturore të rajonit. Për përgatitjen e tij, skuadrës së Dior i erdhën në ndihmë edhe disa artizanë vendas të rajonit të cilët njohin dhe kanë trashëguar ndër breza teknikën e veçantë të kësaj qëndisjeje.
Ata qendisën ‘Tombolo’ , një lloj dantelle që kërkon një teknikë jashtëzakonisht të përpiktë .
Për realizimin e këtij stili, motivet vizatohen fillimisht në letër dhe më pas krijohet qepja me bobina prej druri. Krijimi i fluturave kërkon 15 orë punë.