Rita Ora i bashkohet sfidës për suportin e grave në të gjithë botën
Shpërndaje

Në postimin e saj të fundit në rrjetin social Instagram, Rita Ora ka pranuar sfidën ‘Women supporting Women’, e cila ka për qëllim mbështetjen dhe suportin ndaj grave në të gjithë botën, për fuqizimin e tyre ekonomik dhe social.
Mesazhet në kuadër të nismën kanë qenë të tilla që çdo grua duhet të promovojë veten dhe gratë e tjera që ka në ambientin përreth.
Ajo falënderon mikeshat e saj që e bënë pjesë të lojës si dhe ndan disa imazhe të sajat përmes të cilave shpalos se çfarë e bën krenare të jetë grua.
Rira Ora ka qenë gjithnjë pjesë e nismave në mbështetje të grave edhe të rinjve. Së fundmi ajo u përfshi edhe në nismën dhe peticionin drejtuar kompanisë ‘Apple’’ që të vendoste Kosovën në hartën e saj.