Bota e modës në zi, ndahet nga jeta stilisti i njohur Yamamoto
Shpërndaje

Dizenjuesi i famshëm japonez i modës, Kansai Yamamoto është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 76-vjeçare në një spital të Tokios pasi vuante nga leucemia. Yamamoto ishte një stilist i veçantë.
Stili unik dhe i guximshëm i dizejnove të tij do të bënte që ai të ishte stilisti i parë japonez që prezantoi një koleksion personal në Londër, në vitin 1971, kur ishte vetëm 27 vjeç.
Si një nga pionierët e modës së ashtuquajtur ‘ Sol Levante ‘, Yamamoto u frymëzua nga artet tradicionale japoneze të Kabukit dhe u admirua veçanërisht nga brezat e rinj.
Një nga veprat më ikonike të Yamamoto ishte bashkëpunimi me Dukën e Bardhë për krijimin e personazhit Ziggy Stardust, i frymëzuar nga një legjendë japoneze që përshkruante marrëdhëniet midis një hyjnie dhe një lepuri të bardhë.
Në fotogalerinë më poshtë janë disa nga veshjet e tij më të njohura: