Fotografuan djalin në oborr/ Princ Harry dhe Meghan Markle përballje në gjykatë me paparacët
Shpërndaje

Sipas avokatit të tyre, Princ Harry dhe Meghan Markle kanë depozituar një padi në Los Anxheles kundër disa paparacëve, të cilët i akuzojnë se kanë fotografuar pa dijeninë e tyre djalin e vogël, Archie, në ambientet e oborrit të shtëpisë.
Sipas avokatit ky cenim i jetës private e ka mërzitur shumë Megan dhe Harry-n të cilët po përpiqen të mbrojnë djalin e tyre 14 muajsh, si dëshirë e përgjegjësi e çdo prindi që nuk dëshiron që fëmija i tij të ekspozohet në media me imazhe që nuk janë autorizuar nga ata.
“Çifti ka mësuar së fundi se dikush po ofron fotografi të djalit të tyre 14 muajsh, Archie për shitje duke pretenduar se i kishte marrë ato gjatë një dalje të fundit publike në Malibu”, thuhet në ankesën për cenim të jetës private. Ankesa që parashikon individë të paidentifikuar mbështetet në ligjin kalifornian që ndalon marrjen e imazheve të kujtdo në shtëpinë e tyre, madje dhe jashtë pronës.