5 situatat që tregojnë se martesa juaj është në vështirësi
Shpërndaje

Psikologët sqarojnë se ekzistojnë sjellje specifike të cilat pohojnë se marrëdhënia juaj burrë-grua është në një rrugë qorre dhe duhet që të uleni të bisedoni seriozisht dhe të gjeni gjuhën e dialogut dhe ndjenjave.
Në mënyrë specifike ka disa fjali që nëse i përdorni ose i dëgjoni që partneri i përdor karshi jush në mënyrë shumë të shpeshtë dhe agresive janë sinjale të qarta se jetesa e përbashkët dhe martesa nuk po shkojnë mirë.
Ja një listë me fjalë dhe fjali të tilla që një mashkull i dashuruar kurrë nuk do t’ia thoshte bashkëshortes së tij.
‘’Nuk të jap llogari ty’’
Natyrisht, partnerët nuk duhet të merren në pyetje dhe nuk duhet të shpjegojnë çdo hap që ndërmarrin, por është normale të thuhet se si e kanë kaluar ditën ose të ndani me ta një problem apo lajm të mirë që keni patur gjatë ditës suaj në punë.
“Nuk është problemi im!”
Fjalë të tilla janë një shenjë e qartë se marrëdhënia juaj është në një zgrip rënieje.
Një partner që nuk është i interesuar për problemet tuaja, zor se është i interesuar as për dashurinë dhe ndjenjat për ju.
“Nëse nuk të pëlqen, gjej një tjetër.”
Një person i tillë beson se ju duhet të jetoni me të metat e tij.
Ai nuk dëshiron të ndryshojë dhe është i vendosur të mos bëjë asnjë kompromis për të shpëtuar marrëdhënien.
‘’Nuk të besoj!
Këto fjalë zakonisht thuhen nga njerëz që nuk kanë besim, apo edhe më keq nga njerëz që duan të dominojnë.
‘’Bëj çfarë të duash!’’
Këto fjalë tregojnë se partneri juaj është i largët dhe indiferent ndaj asaj që ndodh me ju.
Njerëzit që duhen gjithnjë do të jenë bashkëpunues dhe ata do e ndihmojnë njëri-tjetrin.