DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Inspiration

”I miri nuk vdes kurrë…” – Thëniet më të bukura të urtësisë gjermane

Shpërndaje

Çdo popull ka shprehjet e urta popullore të tijat, që janë simbolikë e psikologjisë dhe filozofisë së tij. Në këtë artikull ju sjellim një sërë shprehjesh të urtësisë së popullit gjerman; shprehje të goditura e të vyera të cilat edhe pse janë thënë me qindra vite më parë, duken kaq shumë aktuale dhe me kuptim për kohët moderne që jetojmë.

 

-Mos e beso krejt çfarë dëgjon, mos e thuaj atë që di, mos bëj gjithçka që mundesh.

-Nuk është trim ai që nuk frikësohet, por ai që e ka mposhtur frikën.

-Mos u pajto me gënjeshtrën, edhe nëse ta kërkon shteti.

-“Nesër! Nesër! Vetëm sot jo!” – thonë gjithmonë njerëzit përtacë.

-Mirësia është art, i miri nuk vdes kurrë.

-Mjekësia e vetme për njeriun është vetëpërmbajtja.

-Mjekra e manteli nuk të bëjnë filozof.

-Madhësia nuk paraqet vlerën, sepse, përndryshe, shkëmbi i madh, do të ishte më i vlefshëm se një gur i vogël diamanti.

-Mençuria është të mos zemërohesh kur duan të të zemërojnë, jo kur të kanë zemëruar.

-Mendja më e mirë në botë, ajo që ndjek qëllime praktike.

-Mendo të keqen që të mos gabosh.

-Kush do të ngjisë shkallët, duhet të nisë nga fundi.

-Kush e merr fëmijën për dore, merr nënën e fëmijës për zemre.

-Kur predikon dhelpra, kujdesu mirë për patat e tua.

-Kur skamja hyn në derë, miqtë ikin nga dritaret.

-Kush do ta arrijë të mundshmen, duhet të kërkojë të pamundshmen.

-Kapelja i hiqet parasë e jo njeriut.

-Karakteri është formimi përfundimtar i vullnetit.

-Kujdes nga vera dhe nga dashuria, që të dyja të verbojnë.

-Kuleta e të sëmurit e zgjat mjekimin.

-I shëndoshi dhe i sëmuri kanë mendime të ndryshme.

-I urti i peshon fjalët me peshoren e argjendarit.

-I varfëri duhet të vuajë për shkeljet e të pasurve.

-Janë tre lloje miqsh: miq që të duan, miq që pak ta kanë dertin dhe, miq që të urrejnë.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *