DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Cilësitë magjike të kumbullës së tharë , si ju ndihmon të humbni peshë

Shpërndaje

Konsumi i përditshëm i frutave të thara rezulton të jetë një veprim shumë i mençur për shëndetin tuaj, por në mënyrë specifike ne në këtë artikull ne do ju flasim për cilësitë pozitive të kumbullës së tharë.

E pasur me lëndë ushqyese që mbrojnë kockat tuaja dhe përmirësojnë shëndetin tuaj të përgjithshëm, kumbulla e tharë mund të jetë një nga ushqimet më të rëndësishme pasi përmban kalium dhe vitamina të tjera kryesore si vitamina A, K, B6, B3 dhe hekur!

Megjithëse ato përmbajnë një sasi të mirë të sheqerit, ato janë gjithashtu të mbushura me fibra që ngadalësojnë thithjen e sheqerit në rrjedhën e gjakut. Me fjalë të tjera, nuk është e nevojshme të shqetësoheni se ato ngrenë sasinë e sheqerit në gjak, sepse fibrat kujdesen për  ta normalizuar atë!

Ato ndihmojnë në luftimin e kapsllëkut dhe në probleme të tjera të tretjes, si hemorroide, të cilat janë të zakonshme te të rriturit.

Kumbullat e thara mund t’ju ndihmojnë edhe të dobësoheni, pasi ato kontribuojnë në rritjen e baktereve të dobishme në zorrë, të cilat mund të promovojnë ngopjen.

Për shkak se ato përmbajnë hekur, kanë shumë përfitime bukurie. Mungesa e hekurit, e cila është shumë e zakonshme tek gratë e moshuara, shkakton dëme oksiduese në lëkurë, duke çuar në më shumë rrudha dhe linja të imta. Për të mos përmendur, humbja e flokëve.

Do ishte e rekomandueshme që të hani 5-6 kumbulla të thara në ditë. Ju mund të zgjidhni t’i hani drejtpërdrejt, t’i shtoni në produkte të pjekura ose t’i shtoni në ‘smoothie’.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *