DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë Star Event

Gara për Emmy Awards 2020, “Watchmen” kryeson me 26 nominime

Shpërndaje

Seriali “Watchmen” i stacionit HBO është produksioni më i nominuar në Emmy Awards 2020, me 26 nominime në total.

Seriali i famshëm , i cili eksploron të kaluarën raciste të SHBA-së dhe brutalitetin e policisë dominon listën e nominimeve të zbuluara gjatë një ceremonie të shkurtër, tërësisht virtuale, për shkak të pandemisë COVID-19.

Duke marr parasysh edhe nga ngjarjet e muajve të fundit në SHBA dhe valën e protestave në mbrojtje të të drejtave të njerëzve me ngjyrë, “Watchmen” duket se ka një shans të mirë për të fituar çmimin Emmy, ekuivalentin e Oskareve për televizionin amerikan, në kategorinë miniseri.

Ndër serialet e tjerë të nominuar janë edhe  komedia “The Fabulous Mrs Maisel” (20 nominime), thrilleri “Ozark” (18) dhe komedia “Succession” (18).

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *