Përhapje e informacionit të rremë/ Madona censurohet nga Instagrami
Shpërndaje

Platforma sociale Instagram ka censuruar yllin e muzikës Pop, Madona, pasi ajo kishte shpërndarë një video në lidhje me një teori të komplotit të koronavirusit.
Instagram mjegulloi videon me një titull ku thuhej: “Informacion i rremë”. Videoja u fshi më vonë nga faqja e Instagramit të Madonës, por jo para se fansat të protestonin ndaj vendimit të saj për të ndarë postimin.
Në video e shpërndarë për 15 milionë fansat e saj , këngëtarja pretendonte se tashmë ishte gjetur një vaksinë për Covid-19, por po fshihej për të “lënë të pasurit të pasurohen”.
Facebook dhe Twitter më parë kishin hequr videon, duke e cilësuar si dezinformatë.
BBC shkruan se kjo nuk është hera e parë që Madona ka bërë pretendime të diskutueshme rreth koronavirusit. Në maj, ajo njoftoj se kishte rezultuar pozitive për antitrupat, gjoja duke dhënë imunitetin e saj nga sëmundja.