Si të visheni bukur me të zeza edhe në verë
Shpërndaje

Edhe pse përgjatë gjithë sezonit të verës duket sikur të gjithë mezi presin të përqafojnë ngjyrat, ka edhe nga ‘fanatikët’ e ngjyrave të mbyllura që nuk heqin dorë nga e zeza apo edhe nuancat neutrale.
Sigurisht që ngjyra e zezë nga koka deri te thembrat në +30 gradë Celsius është sfidë, mirëpo nëse inspirohemi nga femrat të cilat e preferojnë edhe në verë ngjyrën e zezë dhe kanë pasur sukses të duken të freskëta dhe bukur nën një kombinim të tillë, mbase mundeni edhe ju.
Në fotogalerinë e mëposhtme do të gjeni disa nga kombinimet që mund t’i provoni për pjesën e mbetur të verës.