DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Ish- bashkëshortja e bosit të “Amazon” dhuron 1.7 miliard dollarë për bamirësi

Shpërndaje

MacKenzie Scott, ish- bashkëshortja e Drejtorit të Përgjithshëm të “Amazon”, Jeff Bezos , ka dhuruar afro 1.7 miliard dollarë të pasurisë së saj për një sërë organizatash bamirëse.

Scott, mori ¼ e aksioneve në “Amazon” në marrëveshjen e divorcit të çiftit vitin e kaluar, e cila i dha asaj një pjesë të aksioneve prej 4% që ishte me vlerë më shumë se 35 miliardë dollarë në atë kohë. Sipas indeksit të të Bloomberg Billionaire’s vlera e saj neto aktualisht vlerësohet të jetë rreth 60 miliardë dollarë.

1.7 miliard dollarët e  dhuruar nga jo do të ndahen mes 116 organizatat të përqendruara në njërën nga nëntë “fushat e nevojës”, përfshirë barazinë racore, barazinë LGBTQ+, demokracinë funksionale dhe ndryshimin e klimës.

“Ajo që më mbush me shpresë është mendimi se çfarë do të ndodhte nëse secili prej nesh reflekton në atë që mund të ofrojmë për të tjerët”. – u shpreh ajo.

Ish -bashkëshorti Jeff Bezos, aktualisht njeriu më i pasur në botë, është kritikuar më parë për angazhimin e tij të pakët në filantropi.

Ish- bashkëshortja e bosit të “Amazon” dhuron 1.7 miliard dollarë për bamirësi 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *