Këmisha e bardhë ‘oversize’ , ja kombinimet perfekte të kësaj vere
Shpërndaje

Këmisha e bardhë ‘oversize’ është një nga veshjet më të preferuara në sezonin e verës, një veshje sa praktike dhe që do t’ju ndihmojë që në situatat kritike kur nuk dini çfarë të vishni.
Përse i takon kombinimit këmisha e bardhë mund të kombinohet që nga xhinset e grisura, fustanet, fundet, deri te mini-fundet apo streçet. Edhe pse mund të krijojë idenë sikur këmisha e bardhë ‘oversize’ është një veshje për meshkuj, kur ajo kombinohet në mënyrën e duhur bën që të lexohet qartë feminiteti dhe delikatesa femërore.
Përveç të tjerash ngjyra e bardhë do të theksojë fytyrën duke ju bërë të dukeni më e freskët .