DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Ava Max paralajmëron albumin e saj të parë “Heaven and Hell”

Shpërndaje

Pasi është nominuar për çmimin “Depërtimi i vitit”, në ndarjen e çmimeve MTV Video Music Awards 2020, 25 – vjeçarja me origjinë shqiptare Ava Max ka bërë me dije se këtë vit do të sjell albumin e saj të parë i cili do të titullohet “Heaven and Hell”.

Artistja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koci, ka shpërndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video të shkurtër ku shkruan: ‘’ Unë kam qenë duke ëndërruar për këtë ditë për kaq shumë kohë dhe jam aq e emocionuar t’ju njoftoj se albumi im debutues do të publikohet më 18 shtator! Ju keni qenë atje për mua në çdo hap të udhëtimit tim dhe unë nuk mund të pres që t’i ndaj këto këngë me ju…’’

Ava Max tashmë renditet krah për krah me artistët e tjera shqiptare të cilat kanë arritur famë ndërkombëtare, pasi sukseset e saj kanë qenë të njëpasnjëshme.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *