Edhe pse 74 vjeç , Sylvester Stallone shfaqet në formë fizike perfekte
Shpërndaje

Në të gjitha rolet filmike që ka pasur Sylvester Stallone ka demonstruar gjithmonë një formë fizike shumë të mirë. Edhe pse tanimë është plot 74 vjeç, ai vazhdon të kujdeset dhe ta ruajë formën e tij fizike.
Gjatë fundjavës, Stallone është fotografuar gjatë një daljeje në Malibu me bashkëshorten tij, Jennifer Flavin, e cila është 23 vjet më e re se ai.
Aktori është shfaqur me pantallona të shkurtra dhe një bluzë pa krahë që i theksonte muskujt e tij si të një 30- vjeçari.