DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Heshtja nuk është opsion/ Rita Ora në mesin e artistëve që bëjnë thirrje të ndalet racizmi

Shpërndaje

Rita Ora, Little Mix, Nile Rodgers dhe Lewis Capaldi janë në mesin e VIP-ave që kanë shkruar një letër ku bëjnë thirrje që t’i jepet fund racizmit.

Më shumë se 700 përfaqësues nga industria e muzikës e nënshkruan letrën, me anë të së cilës  thonë se dëshirojnë të tregojnë që “dashuria, bashkimi dhe miqësia, e jo ndarja dhe urrejtja, të jenë kauzat tona të përbashkëta gjithmonë”.

“Minoritetet nga të gjitha besimet dhe prapavijat kanë vuajtur. Nga skllavëria e deri te Holokausti, kemi kujtime të dhimbshme kolektive. Të gjitha format e racizmit kanë rrënjën e njëjtë: injorancën, mungesën e edukimit dhe fajësimin e tjetrit”, – thuhet në deklaratë.

“Ne, industria britanike e muzikës, po bashkohemi me krenari për të ngritur zërat tonë, të marrim përgjegjësi dhe të qëndrojmë se bashku në solidaritet. Heshtja nuk është opsion”. – thekson deklarata.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *