DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

16 vite dashuri/ Martohet kryeministrja e Finlandës

Shpërndaje

Ajo është një ndër lideret më të reja në moshë në botë dhe edhe pse prej pak muajsh është në krye të qeverisë së Finlandës duket se ka fituar një popullaritet të madh mbarwbotwror. Këtë fundjavë kryeministrja finlandeze, Sanna Marin është martuar me njeriun që ka ndarë jetën e saj për 16 vite.

”Sanna dhe Markus, prindër të një vajze dy vjeç e gjysmë, u martuan në rezidencën zyrtare të kryeministrit, në prani të familjes dhe miqve më të ngushtë”, – njoftoi në një deklaratë për mediat kabineti i saj.

“Jam e lumtur dhe mirënjohëse që e ndaj jetën time me personin që dua”, – shkroi përkrahë disa fotografive të ndara në mediat sociale, 34-vjeçarja Sanna Marin.

Në dhjetor, social-demokratja Sanna Marin u zgjodh kryeministre i Finlandës.

16 vite dashuri/ Martohet kryeministrja e Finlandës 1

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *