DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle Star Inspiration

”Stili është personalitet, siguri dhe joshje.”- Thënie brilante nga ikonat e modës botërore

Shpërndaje

Ne kuptimin e saj me te zakonshëm, “moda” përshkruan stilin me te përhapur te veshjes. Ajo ndryshon shume me shpejt se sa vete kultura si e terë, por gjithmonë ajo është e lidhur me ndryshimet sociale dhe kulturore. Termi “mode” shpesh përdoret ne një sens pozitiv, si një sinonim i magjepsjes, bukurisë dhe stilit. Më poshtë kemi përzgjedhur disa nga shprehjet më të bukura dhe domethënëse prej disa nga ikonat e modës në botë, figura që kanë shkruar me germa të arta emrin e tyre dhe kanë sjellë revolucion në industri.

 

Coco Chanel: Të jesh i pazëvendësueshëm, duhet të jesh ndryshe.

John Galliano:  Stil është të veshësh një fustan mbrëmjeje për në McDonald dhe taka për në ndeshje futbolli. Stili është personalitet, siguri dhe joshje.

Victoria Beckham: Nuk mund të përqendrohem kur kam veshur balerina.

Manolo Blahnik: Kur gratë më pyesin për takat u them: Provojini. E nëse nuk e kapin magjinë, le të veshin Reebok.

Oscar de la Renta: Ec sikur të kesh nga pas tre burra që po ecin pas teje duke të të parë.

Valentino Garavani: Eleganca është ekuilibri mes proporcionit, emocionit dhe surprizës.

Karl Lagerfeld: Mendoj se tatuazhet janë të tmerrshëm. Është si të jetosh gjithë jetën i veshur me të njëjtat rroba.

Christian Dior: Në epokën e makinave, të krijosh veshje është e fundit gjë që tregon personalitetin e gjithkujt dhe paimitueshmërinë.

Yves Saint Laurent: Veshja më e bukur për një grua janë krahët e burrit që ajo dashuron. Po për ato që s`e kanë mundësinë ta gjejnë këtë lloj lumturie, unë jam këtu.

Christian Louboutin: Këpucët e transformojnë gjuhën dhe qëndrimin e trupit tuaj, ju ngrenë fizikisht dhe emocionalisht.

Donatella Versace: As nuk e di cila është ngjyra ime natyrale. Natyrale? Çfarë është natyrale? Nuk besoj në look-un totalisht natyral për gratë. Për mua natyralja ka të bëjë vetëm me perimet.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *