DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Business & Career Lifestyle

3 këshilla mbi veshjet që do të rrisin shanset për të fituar një vend pune

Shpërndaje

Sa herë që përgatiteni të shkoni në një intervistë pune ju angazhoheni maksimalisht që të shkëlqeni dhe të bëni një performancë dinjitoze përpara intervistuesit tuaj.

Kur vjen fjala tek intervista e punës është diçka që në parim i frikësohemi të gjithë. Si do ia dal, si do përgjigjem, a do jenë përgjigjet tona pjesë e pritshmërive të rekrutuesve, cila do jetë pjesa që do më veçojë mua nga kandidatët e tjerë, etj .

Por duhet thënë se rekrutuesit e punës nuk marrin vendime nëse do ju punësojnë ose jo vetëm nga përgjigjet që jepni apo CV- ja juaj.

Sipas statistikave, një intervistues merr vendim të punësojë një kandidat në 30 sekondat e para të bisedës së tyre.

Ata vlerësojnë komunikimin tuaj, sjelljen dhe paraqitjen e jashtme dhe këtu veshja luan një rol shumë të rëndësishëm.

‘’Bright Side’’  sugjeron veshjet më të mira për një intervistë pune dhe jep disa këshilla të rëndësishme:

 

1.Ngjyra e veshjes suaj ndikon në mënyrën se si ju perceptojnë të tjerët

Faqja më e madhe e karrierës, CareerBuilder, bëri një studim midis intervistuesve për të zbuluar se si ata perceptojnë ngjyrën e rrobave që punonjësit e mundshëm zgjedhin për një intervistë pune. Nga studimi rezultoi se ngjyra gri është e lidhur me profesionalizmin dhe logjikën. Njerëzit që mbanin veshur rroba të bardha, shiheshin si më të organizuar, ndërsa e zeza konceptohej si udhëheqje dhe dorë e fortë lideri. Ngjyrat vjollcë dhe jeshile bëjnë që intervistuesit të perceptojnë kandidatët si më të sigurt dhe krijues. Portokallia u konsiderua ngjyra më “joprofesionale”. Intervistuesit gjithashtu lodhen shpejt nga e kuqja dhe e verdha, ndërsa ngjyra blu mori vlerësime mesatarisht të mira.

3 këshilla mbi veshjet që do të rrisin shanset për të fituar një vend pune 1

3 këshilla mbi veshjet që do të rrisin shanset për të fituar një vend pune 22.Rrobat që tërheqin vëmendjen

Rrobat që janë shumë të ndritshme dhe ekstravagante mund të tregojnë një dëshirë për të tërhequr vëmendje me çdo kusht dhe kjo mund të ketë një efekt negativ në mendimin e intervistuesit. Ata mund të fillojnë të kenë dyshime për personalitetin e vërtetë të një kandidati. Para se të shkoni në intervistën tuaj të punës, provoni të kuptoni nëse ekziston një kod veshjeje dhe si punonjësit e asaj kompanie zakonisht vishen.

3.Rroba të gjera vs rroba të ngushta

Karakteristika e parë dhe më e rëndësishme e çdo veshjeje është që ajo duhet të jetë komode.

Kur nuk ndiheni rehat në rrobat tuaja, një rekrutues do të jetë në gjendje ta kuptojë atë, prandaj ne ju sugjerojmë të mos zgjidhni rroba shumë të ngushta ose shumë të gjera. Kushtojini vëmendje rrobave që nuk rrudhen shumë. Sipas statistikave, ky problem me rrobat ndikon më shumë në vetëvlerësimin tonë. Gjithashtu mos zgjidhni një stilim flokësh ose grim që nuk do ta vishnit në jetën tuaj të përditshme.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *