DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz Star Inspiration

Barack Obama feston ditëlindjen e 59-të, disa nga thëniet e tij më të famshme

Shpërndaje

I lindur më 4 gusht, 1961, në Honolulu të Hawait, Barack Obama do të shërbente si presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara. Ai qeverisi për 8 vjet nën moton “responsibility” , duke u shprehur që në ditën e betimit se do të vihet në shërbim të popullit të tij si njeri dhe president. Gjatë karrierës së tij në Shtëpinë e Bardhë, Obama fitoi një popullaritet dhe admirim, jo vetëm në radhët e amerikanëve, por gjithë botës. Ja si do të shkruante shtypi botëror si presidentin në detyrë të asaj kohe:

‘SHBA-ja e Obamës dëshmon që është e hapur, e aftë për t’u transformuar dhe entuziaste dhe optimiste për frymëzimin e botës së lirë.’

Barack Obama feston ditëlindjen e 59-të, disa nga thëniet e tij më të famshme 1

 

Sot ish-presidenti feston 59- vjetorin e të lindjes. Më poshtë do të lexoni disa nga thëniet e tij më të famshme nder vite:

1– Nuk mund të lësh që dështimet e tua të përcaktojnë jetën tënde. Duhet të mësoni nga dështimet

2 – Për aq kohë sa marrim frymë, ka ende shpresë.

3 – Gjithnjë kam besuar se shpresa është ajo gjëja kokëfortë brenda nesh që këmbëngul pavarësisht nga të gjitha provat që tregojnë të kundërtën, ajo që na jep kurajon për të vazhduar për të ecur përpara

4 – Nëse i vë buzëkuq një derri, prapë derr do mbetet.

5 – Historitë tona mund të jenë personale, por destinacioni është i përbashkët.

6 – Të fokusosh jetën tënde për të bërë vetëm një dollar tregon varfëri në ambicie. Do të të lërë të paplotësuar.

7 – Jo, nuk mund të mohosh të drejtat themelore të femrave dhe të pretendosh se ka të bëjë me liri fetare. Liri fetare nuk do të thotë të detyrosh të tjerët të jetojnë sipas besimeve të tua.

8 – Është e rëndësishme të sigurohemi se po i flasim njëri-tjetrit në një mënyrë që shëron, dhe jo në një mënyrë që shkakton plagë.

9 – Edhe kur të tjerët të godasin në kokë, nuk duhet të ndalosh marshimin. Edhe kur të kthejnë kurrizin, mos ndalo.

10 – Ndryshimi nuk do të vijë nëse presim nga një person tjetër, apo për një moment tjetër. Ne presim vetëm veten tonë. Ne jemi ndryshimi që kërkojmë.

11 – Një ndryshim ndodh pasi njerëz të zakonshëm bëjnë gjëra të jashtëzakonshme.

12 – Asgjë s’mund t’i bëjë ballë fuqisë së miliona zërave që bëjnë thirrje për ndryshim.

13 – Ne nuk ju kërkojmë të besoni në aftësinë tonë për të sjellë ndryshim, ne ju kërkojmë të besoni në aftësitë tuaja.

14 – Nëse je në rrugën e duhur, bën mirë të vazhdosh të ecësh, kështu do bësh progres.

15 – Do të bëj çdo gjë për aq kohë sa jam President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i kujtuar popullit tim se jemi një komb nën Perëndinë, dhe mund ta thërrasim Zotin me emra të ndryshëm po prapëseprapë mbetemi një komb i vetëm.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *