DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Inspiration

Përtej famës dhe parasë, thëniet më të bukura të Richard Gere

Shpërndaje

Richard Gere ka qenë idhulli erotik për një brez të tërë. Tepër tërheqës dhe i admiruar nga miliona fansa edhe në këtë moshë, ai tregon se përveç bukurisë, ka mësuar nga jeta të jetë i dobishëm, i përulur, mirënjohës dhe i mençur.

Ne kemi përzgjedhur disa thënie ndër më të bukurat të aktorit, frymëzuese dhe me mesazhe për jetën dhe marrëdhëniet mes njerëzve.

Përtej famës dhe parasë, thëniet më të bukura të Richard Gere 1

‘PRETTY WOMAN’ Richard Gere, Julia Roberts – 1990

-Të gjitha energjitë tona duhet të shkojnë për sakrifica dhe shërbime. Dhe sa më pak për vuajtje.

-Unë qaj sa herë më jepet rasti.

-Nuk mund të them se i kam nën kontroll emocionet e mia; unë nuk e njoh mendjen time. Unë e humb toruan si çdokush tjetër. Sigurisht, nuk jam lider.

-Gjithkush reagon ndaj mirësisë.

-Nuk njoh askënd prej nesh që të ketë një marrëdhënie krejtësisht të ndershme – kjo nuk ekziston.

-E ndjej më pak nevojën e domosdoshmërisë së shprehjes së vetes sime nëpërmjet aktrimit. Kam plot jetë të tjera të ndryshme jashtë aktrimit ku e ndej veten tej mase të realizuar.

-Unë mendoj se zotësia nuk varet nga pamja e jashtme. Zotësia varet nga dëshira e madhe për të shprehur nevojat emocionale.

-Në njëfarë mënyre njeriun arrin stabilitet duke qenë i zoti të mbajë zap mendjen racionale.

-Nëse puna shkon mirë dhe ti bën diçka me vlerë e më kuptim, nuk ka shpërblim më të mirë.

-Filmi nuk ka asgjë reale. Asgjë. Madje as grimcat e dritës që e projektojnë filmin nuk mund të provohet se ekzistojnë. Asgjë reale nuk ka atje.

-Vërtetë ekziston vetëm një rol për një aktor. Kërkimi bëhet për të gjetur atë rol.

-E gjitha çfarë kemi të përbashkët është në vlerësimin për mirësinë dhe mirëkuptimin; të gjitha religjionet e kanë këtë. Ne priremi drejt dashurisë.

-Kur fillova të aktroj, gjeta mënyrën më të mirë të aftësohem për të komunikuar.

-Kur ti punon si aktor, duhet të ndihesh i sigurtë madje edhe në gjërat që duken si më të thjeshtat.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *