Rita Ora shijon pushimet në shoqërinë e motrës dhe të dashurit
Shpërndaje

Rita Ora është duke kaluar pushimet në Ibiza, së bashku me të dashurin Romain Gavras, motrën Elenën dhe miqtë e tyre të ngushtë.
‘’Daily Mail’’ ka publikuar fotografitë në të cilat 29-vjeçarja shfaqet e shoqëruar me motrën dhe të dashurin e saj.
Rita dukej edhe tërheqëse dhe me stil, veshur me një fustan të bardhë dhe një palë sandale me gurë argjendi.
Së fundmi këngëtarja ishte në mesin e 700 VIP-ave që kanë shkruar një letër ku bëjnë thirrje që t’i jepet fund racizmit, sidomos në industrinë e muzikës.