DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Inspiration

George dhe Amal Clooney dhurojnë 100 mijë dollarë për të ndihmuar viktimat në Bejrut

Shpërndaje

George dhe Amal Clooney dhuruan 100 mijë dollarë për organizatat bamirëse me bazë në Liban, pas shpërthimit vdekjeprurës që vrau të paktën 135 njerëz dhe la 5,000 të lënduar në Bejrut, vendin ku lindi Amal.

“Ne jemi të shqetësuar thellësisht për njerëzit e Bejrutit dhe shkatërrimin me të cilin janë përballur ditët e fundit”, tha çifti të enjten në një deklaratë. “Tri organizata bamirësie që kemi gjetur janë duke siguruar lehtësim thelbësor : Kryqi i Kuq i Libanit, Impact Liban dhe Baytna Baytak”, thanë ata.

Fituesi i Çmimit “Oscar”, 59 vjeçar dhe avokatja e të drejtave të njeriut, 42 vjeçare, shtoi se ata ‘do të dhurojnë 100,000 dollarë për këto organizata bamirëse dhe shpresojnë se të tjerët do të ndihmojnë në çfarëdo mënyre që munden’ .

Amal ka lindur në Bejrut dhe jetoi atje derisa familja u largua nga vendi mes Luftës Civile Libaneze. Amal u rrit në Angli dhe ndoqi Universitetin e Oxfordit.

Aktori dhe bukuroshja fillimisht u takuan në vitin 2013 dhe shkëmbyen premtime vitin pasues. Ata janë prindër të binjakëve tre vjeçare: Ella dhe Alexander.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *