DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

4 gjërat që nuk dini për francezet

Shpërndaje

A e keni pyetur veten ndonjëherë pse francezet cilësohen si femrat më me klas në botë? Sigurisht një faktor për këtë janë flokët e mrekullueshëm, makijazhi i freskët dhe i përsosur. Nëse doni të kopjoni me mjeshtëri stilin e një francezeje të vërtetë duhet të dini se gjëja më e rëndësishme per to është thjeshtësia.

4 gjërat që nuk dini për fracezet :

Të thjeshta dhe të freskëta. Francezet e kanë perfeksionuar artin e të vënit shumë pak makijazh. Prandaj, nëse jeni duke planifikuar t’i rregulloni sytë, atëherë buzët lini me ngjyrë natyrale. Ose nëse jeni duke i lyer buzët me ngjyrë të theksuar, atëherë makijazhin e syve bëjeni thjesht, pothuajse të padukshëm.

Flokë natyrale. Vajzat franceze preferojnë flokët natyrale dhe kryesish të lëshuara, ose më një kapje me kapëse apo aksesor të vogël.

Lëkura dhe hidratimi. Sekreti për një lëkurë të hidratuar dhe të freskët është që të bëni masazh fytyrës çdo ditë sepse e rritni qarkullimin e gjakut dhe i parandaloni rrudhat e parakohshme.

Parfumi është gjithçka! Në Francë nuk konsideroheni tërësisht e veshur derisa ta keni zhytur trupin në parfum. Është e rëndësishme të zgjidhni një parfum që ju identifikon.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *