DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

4 mesazhet e fshehta në kartolinën e fundvitit të Kate dhe William

Shpërndaje

Që prej datës 10 dhjetor, familja mbretërore ndau me mediat fotografinë tashmë traditë të Kate, William dhe fëmijëve për fundvit me urimin për një sezon të mbarë festiv. Fotografia u pëlqye dhe kometua shumë, por së fundmi duket se ”ekspertët” kanë arritur të identifikojnë disa mesazhe të fshehta pas kësaj kartoline mbretërore.

William dhe Kate si rrallëherë e shfaqin më tepër dashurinë në publike 

Kanë qëndruar gjithmonë strikt, veç kësaj here që kanë vendosur duart në gjunjtë e njëri-tjetrit. Kohët e fundit, gjithnjë e më shumë, çifti ka shfaqur dashuri ndaj njëri-tjetrit në publik. Disa mendojnë se ndryshimi është frymëzuar nga Princi Harry dhe Meghan Markle.

Vendndodhja e fotos është e rëndësishme për familjen Middleton

Kate ka jetuar në Jordani kur ishte fëmijë. Babai i saj punonte për British Airways dhe e kishte marrë familjen për të jetuar në Jordani në 1984-1986. Kësaj radhe Kate u rikthye si e rritur, me fëmijët e saj.

William me pantallona të shkurtra, veshja e zakonshme për mbretin e ardhshëm

Nuk ndodh shpesh që William të dalë në publik me pantallona të shkurtra. Njoftimi për shtyp i pallatit nuk sqaroi se kur kanë qenë në këtë udhëtim, por një raport i revistës People tregon se fotografia është marrë në një pushim privat familjar, gjë që do të shpjegonte veshjen joformale të princit.

Princesha Charlotte dhe Princi Louis duket se kanë veshur këpucë të njëjta

Veshjet e familjes janë të mirëkoordinuara për foton. William, Middleton dhe George kanë të gjithë të veshur nuanca paksa të ndryshme të së gjelbrës, ndërsa William dhe dy djemtë e tij kanë veshur këmisha polo. Charlotte dhe Louis janë të veshur të dy me veshje blu, por duket se koordinimi i tyre shtrihet edhe tek këpucët e tyre: Ata kanë veshur atlete blu të njëjta. Të dy në fakt janë në radhë për fron pas vëllait të madh që është direkt pasardhës i babait.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *