DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture Showbiz

40 vjet pa legjendën John Lenon

Shpërndaje

Dita e sotme shënon plot 40 vite nga vrasja e John Lennon, ngjarja që tronditi botën mbarë. Lennon u qëllua dy herë në shpinë dhe një herë në sup nga Mark David Chapman më 8 dhjetor të vitit 1980.

Vrasja e tij nuk tronditi vetëm familjarët dhe Amerikën, por një brez të gjithë që ishte rritur me këngët e tij, duke u ushqyer me idealet e paqes e lirisë.

”’Imagine”’ (1971) ishte kënga e cila u shndërrua në një himn ndërkombëtar të pacifizmit.

Edhe 40 vjet më vonë ai vazhdon të frymëzojë, duke mbetur një nga ikonat më të mëdha ndonjëherë prodhuar nga kultura popullore, një njeri që falë muzikës dhe angazhimit për paqen ndryshoi botën.

Lennon fitoi famën si një anëtar i grupit “Beatles” dhe pak para vrasjes së tij, ai ishte duke shijuar një karrierë të suksesshme solo me muzikën dhe gruan e tij, Yoko Ono.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ