DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Në pritje për tu bërë baba, Ed Sheeran shkëputet nga muzika

Shpërndaje

Vetëm pak javë i ndajnë Ed Sheeran dhe partneren e tij Cherry Seaborn nga të bërit prindër për herë të parë.

Ky lajm vjen pasi këngëtari 29-vjeç ar njoftoi në fund të vitit të kaluar se do të shkëputej për një periudhë relativisht të gjatë nga muzika për tu përqendruar në jetën personale dhe për të udhëtuar.

Këngëtari dhe partnerja e tij e mbajtën të fshehtë lajmin dhe për këtë i ndihmoi edhe pandemia e koronavirusit.

“Izolimi ishte një justifikim i përsosur për të mos u dukur, por gjërat po afrohen dhe nga emocioni i madh ata kanë filluar t’ia tregojnë lajmin miqve dhe familjes. Ata po bëjnë përgatitjet e fundit në shtëpi dhe foshnja pritet të vijë në jetë këtë verë. Është një kohë me të vërtetë e lumtur dhe familjet e tyre janë të lumtur për ta dhe mezi po presim”, ka thënë një burim pranë çiftit për tabloidet angleze.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *