U akuzua për “përvetësim kulturor”/’’ The Sun’’ shkruan për prejardhjen e Rita Orës
Shpërndaje

Vetëm pak ditë më parë këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora u kritikua nga përdoruesit e rrjetit social Twitter për “përvetësim kulturor”, pas disa imazheve ku ajo shihet me stil afrikan të flokëve me gërsheta, fotografi të cilat kritikët i morën nga 2015.
Ndërkaq ditën e sotme një nga mediat më të ndjekura britanike ‘’The Sun’’, ka hedhur një vështrim pas në historinë e jashtëzakonshme familjare të këngëtares 29-vjeçare, nga lindja, arsimimi, rritja, emigrimi në Angli dhe fama ndërkombëtare.
Në prill të vitit 2020, Rita u tregua e hapur për temën e “luftës ndaj persekutimit”, pasi familja e saj iu bashkua miliona shqiptarëve të tjerë që shpëtuan nga gjenocidi jugosllav mbi popullsinë shqiptare të Kosovës në vitet 98’-99’. ‘’The Sun’’ shkruan se këngëtarja e viziton Shqipërinë sa më shpejt që mundet, madje u emërua një ambasadore nderi e Kosovës në ambasadën e Londrës në vitin 2015.