DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

The Weeknd i bashkohet ndihmës humanitare për Bejrutin , dhuron 300 mijë dollarë

Shpërndaje

Shpërthimet e javës së kaluar, në Bejrut, Liban, shkaktuan 220 viktima,  6,000 njerëz të plagosur dhe numri i atyre që humbën banesat dhe janë të pastrehë mendohet të jenë rreth 300 000 njerëz.

Ngjarja e përmasave tragjike ka zgjuar një solidaritet botëror dhe shumë njerëz të shoubizit  kanë hapur portofolin duke dhuruar ndihmë në para për organizatat humanitare që po veprojnë atje.

Se fundmi edhe reperi ‘The Weeknd ‘ ka dhuruar 300 mijë dollarë (253 mijë euro) në “Global Aid” – atë që njihet si fondi i ndihmës në Liban.

Menaxheri i tij, Wassim Slaiby bëri njoftimin në Instagram të mërkurën, duke shkruar “Dua të falënderoj vëllain tim The Weeknd për aktin e tij bujar dhe klas, duke dhuruar 300,000 dollarë në fushatën ‘Global Aid’ për Libanin”.

Ai vazhdoi të inkurajojë fansat të dhurojnë atë që munden, duke shkruar: “Jepni atë që mundeni dhe le ta ripostojmë në mënyrë që bota të mblidhet për të ndihmuar Libanin nga kjo tragjedi shkatërrimtare”.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *