DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Dua Lipa në kopertinën e ‘’W Magazine’’ flet për periudhën si refugjate: Prindërit donin të ktheheshin në Kosovë

Shpërndaje

Edhe pse 2020 është konsideruar si një vit i vështirë për industrinë muzikore, sukseset për këngëtaren shqiptare me famë botërore Dua Lipa kanë qenë të mëdha.

Së fundmi Dua ka pushtuar kopertinën e revistës së famshme, ‘W Magazine’, teksa ka rrëfyer detaje nga jeta dhe karriera e saj.

“Ajo vjen nga një familje “shumë liberale” muzikantësh (babai i saj ishte këngëtar i grupit ODA, një grup kosovar i muzikës ‘rock’) dhe akademikësh (gjyshi i saj ishte një historian), dhe u rrit kryesisht në Londër, por gjuha e saj e parë është shqipja, dhe ajo është një bij refugjatësh ”, shkruan revista e njohur për artisten shqiptare.

Dua Lipa në kopertinën e ‘’W Magazine’’ flet për periudhën si refugjate: Prindërit donin të ktheheshin në Kosovë 1Revista e njohur shkruan për dëbimin e familjes së Duas nga trojet e veta për shkak të gjenocidit dhe rrugëtimin e vështirë në Britani në kërkim të lirisë dhe sigurimit të jetesës.

“Unë mendoj se një gjë që njerëzit nuk e kuptojnë, veçanërisht me situatën e refugjatëve për momentin, është se thjesht askush nuk largohet nga vendlindja, përveç nëse dëshiron të kujdeset për familjen e tij ose janë në kohë krize”, ka thënë këngëtarja me origjinë shqiptare.

“Prindërit e mi gjithmonë ëndërronin të ktheheshin në Kosovë”, është shprehur ndër të tjera Dua teksa ka folur për momentet e para Britani pas largimit nga Kosova.

Dua Lipa në kopertinën e ‘’W Magazine’’ flet për periudhën si refugjate: Prindërit donin të ktheheshin në Kosovë 2

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *