Fusha e bukurisë dhe estetikës është një botë e pasur dhe sigurisht është shumë tërheqëse dhe e domosdoshme për mirëqenien tonë të përditshme. Problemet me lëkurën dhe trupin tonë vijnë si shkak- pasojë të shumë faktorëve dhe elementëve të jashtëm dhe të brendshëm të trupit tonë si edhe nga faktorët ambientalë që na rrethojnë.
Dëshironi të keni një trup të bonifikuar, të shëndetshëm dhe pa celulit?
Klinika estetike ‘’Star ‘’ është zgjidhja për këtë. E vendosur në Durrës, klinika ‘’Star’’ operon në fushën e trajtimeve dermo-estetike, rënies në peshë, rimodelimit dhe tonifikimit të trupit, si edhe celulitit, shqetësimit më të madh të femrave.
Ambientet janë komode e familjare që do ju bëjnë të ndiheni si në shtëpinë tuaj, teksa stafi kujdeset detajisht për çdo kërkesë të klientit. Protokollet e trajtimit, pajisjet me vibrosauna, vakum dhe radiofrekuencë, si dhe këshillat për një ushqyerje të kujdesshme nga doktoreshat e ‘’Star’’ ndihmojnë që të luftoni celulitin. Për sa kohë shkaqet dhe llojet e celulitit janë të ndryshme rrjedhimisht edhe kurimi i kësaj patologjie kërkon një kombinim të teknologjive të ndryshme , vullnetit të hekurt dhe padyshim regjimit ushqimor i cili ka një rol mëse të rëndësishëm.
Qendra ‘’Star’’ është më shumë sesa një klinikë estetike, ajo është një filozofi e një biznesi të suksesshëm dhe aty janë të sintetizuara më së mirë gjithë energjia dhe pasioni i CEO-s Roberta Zaninoni, një italiane e bukur dhe e talentuar që prej vitesh e ka bërë Durrësin shtëpinë e saj të parë të jetesës dhe zhvillimit të biznesit. ‘’Star’’ që në ide fillestare ishte një risi në tregun durrsak të qendrave të kësaj natyre duke hapur një dritare mëndësie mbi kujdesin estetik që femrat duhet të tregojnë ndaj vetes.
‘’Star’’ është një oaz dhe hapësirë motivuese për mirëqenien tuaj fizike dhe emocionale.
Desheroj tju kontaktoje per nje projekt inovativ
Ylli Jasa
+ 355 686182101