DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture Kendi i Filmit dhe Letërsisë

Publikohen pamjet e para të filmit të ardhshëm “The Batman”

Shpërndaje

Është publikuar këto ditë  traileri i filmit të ardhshëm të regjisorit Matt Reeves, “The Batman”.

Në rolin kryesor vjen aktori britanik Robert Pattinson, i cili sjell një ‘’Batman’’  disi ndryshe, jo si superhero si jemi mësuar ta shohim, por si një qytetar i maskuar i cili vendos të hakmerret ndaj të këqinjve.

Ndryshe nga personazhi i sofistikuar dhe sharmant i Bruce Wayneit, të cilin në të kaluarën e kishin luajtur aktorët Christian Bale dhe Ben Affleck, ky karakter nga ylli i filmave “Twilight” vjen më i errët dhe i mprehtë.

Filmi i ri “The Batman” pritet të lancohet në tetorin e vitit  2021. Montazhi i tij u pezullua për pak kohë për shkak të pandemisë së Covid-19.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *