DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Ava Max flet shqip : Jam rritur nga gjyshja ime, mezi pres të vizitoj Shqipërinë

Shpërndaje

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max në intervistën e saj të fundit ka folur për origjinën e saj shqiptare, ku tregoi se pavarësisht se ka lindur dhe është rritur në SHBA prindërit e saj gjithmonë ia kanë kultivuar dashurinë për Shqipërinë. Ava është lindur në SHBA, nga prindër me origjinë shqiptare. Babai i saj është me prejardhje nga Qeparoi kurse nëna nga Saranda.

Në intervistën e saj për ‘’Ora News’’, teksa ka folur shqip, Ava është shprehur se ka shumë dëshirë që të vizitojë Shqipërinë sa më shpejt që t’i krijohen mundësitë.

“Dua të vij shumë, kam shumë familjarë atje që po më presin. Me të gjithë gjyshërit e mi kam pasur një lidhje shumë të fortë. Gjyshja që jetonte me mua, ndërroi jetë në 2011, ajo ishte nga Qeparoi. Unë u mërzita kur ajo ndërroi jetë. Kur prindërit e mi erdhën në Amerikë nuk dinin gjuhën, nuk kishin para dhe vërtet mundoheshin të na siguronin jetesën. Kështu që unë kaloja vërtetë shumë kohë me gjyshen time”- u shpreh ndër të tjera Ava Max.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *