DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

23 vite pas vdekjes së Princeshë Dianës, zjarrfikësi francez zbulon detajet e natës tragjike

Shpërndaje

31 gushti i vitit 1997 do të ishte një ditë që do të trondiste familjen mbretërore britanike, por edhe gjithë botën, teksa në mënyrë tragjike do të humbiste jetën Princeshë Diana, një nga gratë më të fuqishme të familjes mbretërore, e admiruar dhe dashur për botën mbarë si një ikonë mode dhe simbol i gruas së emancipuar.

23 vite pas natës fatale, Xavier Gourmelon, zjarrfikësi i cili nxori nga makina Princeshën ka folur për mediat. Ndërsa kujton momentet e para kur ra në kontakt me të aksidentuarit, ai ndër të tjera kujton: “Ne filluam menjëherë punën për të parë se kush kishte nevojë për ndihmë dhe kush ishte gjallë. Diana më tha: ‘Zoti im, çfarë ka ndodhur?”

Sipas Gourmelon, princesha ishte e vetëdijshme dhe i kishte sytë e hapur kur ai e nxori nga makina e tipit “Mercedes”, që ishte shkatërruar.

Kur Gourmelon dhe të tjerët e ngritën nga sedilja e pasme dhe e vendosën në një barelë, ajo pësoi arrest kardiak.

23 vite pas vdekjes së Princeshë Dianës, zjarrfikësi francez zbulon detajet e natës tragjike 1“I bëra masazh zemrës së saj dhe disa sekonda më vonë po merrte frymë përsëri,”- tha ai. “Ishte një lehtësim sigurisht sepse, si një përgjigje e parë, ti dëshiron të shpëtosh jetë, dhe kjo është ajo që unë mendova se kisha bërë. Të them të drejtën, mendova se do të jetonte. Me sa dija kur ishte në ambulancë ajo ishte gjallë dhe unë prisja që ajo të jetonte. Por mësova më vonë se ajo kishte vdekur në spital. Ishte shumë e dhimbshme.”

Zjarrfikësi i cili tani ka dal në pension tha se nuk ka folur kurrë më parë  publikisht për atë natë fatale për 23 vjet sepse ai vazhdoi të shërbente si zjarrfikës dhe nuk i lejohej të fliste në media për përvojën e tij ndërsa ishte në detyrë.

 

 

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *