DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Dua Lipa shprehet për bashkëpunimin me Miley Cyrus dhe Stevie Nicks

Shpërndaje

Në një intervistë të fundit Dua Lipa, ka deklaruar së do t’i pëlqente shumë ta formojë një grup me këngëtarët, Miley Cyrus dhe Stevie Nicks.

Gjatë intervistës së saj të fundit për emisionin “The Capital Weekender” të radiostacionit “Capital FM”, 25-vjeçarja u shpreh se ndihet shumë e frymëzuar nga dy këngëtarët dhe se mendon se ata të tre mund të krijonin diçka vërtetë mahniste nëse do të bashkonin forcat.

“Para një jave isha në studio incizuese me Mileyn, pak para se ta lanconte këngën e re. Dhe ajo më pyeti nëse dëshiroja ta dëgjoja atë. Kështu përfundova duke e parë edhe videoprojektin e kompletuar për të cilin ajo ishte shumë e entuziazmuar, dhe jam vërtetë krenare për të, pasi ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe i meriton të gjitha vlerësimet që po i merr. Mendoj se unë dhe Miley do të dëshironim shumë ta formonim një super grup me këngëtarin Stevie Nicks. Jemi të gatshme ta pranojmë një ofertë të tillë menjëherë, kështu që na telefononi”. – u shpreh këngëtarja me origjinë shqiptare gjatë intervistës.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *