DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Fashion Lifestyle

Frikë nga koronavirusi / Valentino heq dorë nga Java e Modës në Paris

Shpërndaje

Për shkak të pandemisë së koronavirusit shtëpia e modës Valentino njoftoi  në një konferencë për shtyp dje se nuk do të marr pjesë në Javën e Modës në Paris.

Valentino  ka zgjedhur që ta prezantojë koleksioni e ri të pranverës dhe verës 2021 në Milano, duke mos lëvizur nga Italia.

“Sipas situatës aktuale, ne duhet të marrim vendime paraprakisht për të mbrojtur burimet tona të para, njerëzit tanë dhe për të lejuar që marka jonë të mbetet e rëndësishme në eksplorimin e mundësive alternative”, tha shefi ekzekutiv i Valentino, Jacopo Venturini gjatë konferencës.

Përhapja e pandemisë së koronavirusit,  e ka ndryshuar në mënyrë  drastike industrinë e modës, me javë virtuale të modës të transametuara online. Java e Modës në Paris do të jetë një event fizik , me maskën e mbrojtëse të domosdoshme.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *