DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Akuzat për bullizëm dhe ngacmin seksual/ Rrëfimi i Mariah Carey ‘fundos’ Ellen DeGeneres

Shpërndaje

Ellen DeGeneres, autorja dhe moderatorja e ‘’Ellen Show’’ po përballet me një valë akuzash publike se shfaqja e saj ka një mjedis toksik pune, ngacmues ku bullizohen dhe shkelen të drejtat e pjesëtarëve të skuadrës.

Edhe pse moderatorja e njohur ka kërkuar falje, duke u justifikuar se edhe ajo është njeri që bën gabime, duket se  një rrëfim nga këngëtarja Mariah Carey i bërë së fundmi e konfirmon pretendimin e disa prej punonjësve të saj dhe e vendos moderatoren në shënjestrën e kritikëve dhe një pjese të mirë të audiencës.

Në një intervistë për ’’ Vulture’’ Mariah Carey duke iu referuar një prej intervistave të saj televizive në “The Ellen Show” në vitin 2008, është shprehur se presioni që Ellen i ushtroi për  të folur për shtatzëninë e saj, e bëri të ndihej shumë në siklet.

Gjatë paraqitjes së saj në emision, Ellen i ushtroi presion të ngrinin një dolli me shampanjë, për të vërtetuar se nuk ishte shtatzënë. Asokohe Carey kishte pësuar një abort spontan, ndërsa pak kohë pas emisionit, ajo pësoi sërish një abort.

 

Akuzat për bullizëm dhe ngacmin seksual/ Rrëfimi i Mariah Carey ‘fundos’ Ellen DeGeneres 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *