DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Rrëfimi i ‘The Rock’: E gjithë familja ime u prek nga COVID-19, bëni kujdes

Shpërndaje

Aktori i njohur Dwayne Johnson ka zbuluar se e gjithë familja e tij kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

48-vjeçari  përmes një video të bërë publike në Instagram u shpreh se gruaja e tij Lauren Hashian, 35 vjeçare dhe dy vajzat e tyre, Tiana, dy vjeçe dhe Jasmine, katër vjeçe, kanë rezultuar pozitive ndaj virusit. Në video e ndarë me 196 milionë ndjekësit e tij në Instagram , ‘The Rock’ është shprehur se kjo ka qenë një nga gjërat më sfiduese që i ka ndodhur familjes së tij dhe se ndjehet falënderues ndaj Zotit që familja e tij është mirë.

“Prioriteti im i parë është të ruajë familjen time dhe njerëzit e mi të dashur… Dëshiroja që të isha vetëm unë që rezultova pozitiv. Ishte e gjithë familja ime dhe kjo ishte një goditje për mua.’’

Në video aktori u bëri thirrje fansave të jenë të kujdesshëm dhe të zbatojnë masat e vendosura nga autoritetet.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *