DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Protokolli strikt i familjes mbretërore angleze / 5 rregullat që nuk tolerohen

Shpërndaje

Protokolli  i familjes mbretërore angleze mund të jetë një nga protokollet më strikte si për të famshmit, por edhe për njerëzit e thjeshtë.

Që nga mënyra se si duhet t’i përgjigjeni një ftese nga Mbretëresha, nga çfarë të vishni kur e takoni, si ti flisni apo si të qëndroni, ka disa rregulla që duhen zbatuar me rigorozitet dhe nuk janë aspak opsionale. Çdo familje mbretërore ka ekipin e vet të ndihmësve personalë për të ndihmuar në organizimin e eventeve dhe paraqitjeve të tyre publike, të cilët hera herës kujdesen edhe për protokollin.

1.Garda e sigurisë

Pjesa më e madhe e protokollit është në fuqi për qëllime sigurie. Nuk do ishte mirë të bëni ndonjë shaka të rastit nëse jeni afër gardës së mbrojtjes së familjes mbretërore.

2.Vonesat nuk tolerohen

Protokolli dikton që Mbretëresha supozohet të jetë personi i fundit që mbërrin në ngjarjet mbretërore. Në fakt, në dasmën e Meghan dhe Harry, ajo arriti vetëm pesë minuta para nuses.

3.Mos prek kurrë një monark

Pavarësisht sa miqësore bëhet biseda, është një shkelje e protokollit nëse e prekni mbretin apo mbretëreshën pa leje. Jennifer Lopez duket se e pat harruar këtë rregull kur u takua me William dhe Kate në Kaliforni në vitin 2011.

Protokolli  strikt i familjes mbretërore angleze / 5 rregullat që nuk tolerohen 14.ATA flasin gjithmonë të parët

Sipas protokollit mbretëror, nuk duhet të flisni me një person të familjes mbretërore derisa të shtrëngoni duart. Ata janë zakonisht të parët që përshëndesin.

5.Gjithmonë qëndroni në këmbë kur Mbretëresha ngrihet

Nëse ndonjëherë jeni në një dhomë me Mbretëreshën, ndiqni shembullin e saj. Kur ajo ngrihet, është zgjidhja e duhur të ngriheni gjithashtu. Mos harroni se asnjëherë nuk duhet t’ia ktheni shpinën Mbretëreshës. Konsiderohet e pasjellshme dhe protokolli mbretëror e ndalon atë.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *