‘’Çdo problem është një dhuratë.’’- Thënie frymëzuese nga Tony Robbins
Shpërndaje

Tony Robbins është aktualisht një nga folësit motivues më të njohur në të gjithë botën, autor i disa librave të suksesshëm dhe bestseller që flasin për vetëzhvillimin.
Edhe pse sot gëzon një famë dhe pasuri të madhe , ai u rrit shumë i varfër nga njerku i tij, i cili punonte si tregtar. Kur Robbins ishte adoleshent, mamaja e tij dëshironte që ai të bëhej një shofer kamioni në mënyrë që të fitonte dyfishin e parave që fitonte njerku, por ai vet zgjodhi të ndiqte pasionin në vend të parave. Ai vendosi të ndihmonte njerëzit në nevojë, të merrte pjesë në konferenca ligjërimi duke u kthyer kështu në një nga mentorët më të mëdhenj në botë. Më poshtë do të lexoni disa nga shprehjet e tij më inspiruese:
-Identifiko problemet e tua, por fokusoje energjinë dhe fuqinë tënde tek zgjidhjet.
-E shkuara nuk barazohet me të ardhmen tuaj.
-Çdo problem është një dhuratë. Pa probleme ne nuk mund të rritemi.
– Në jetë ju duhet ose frymëzim ose dëshpërim.
-Nëse nuk mundeni, atëherë ju duhet. Nëse ju duhet, atëherë ju mundeni.
-Sukses do të thotë të bësh atë që do, kur ti do, ku ti e do, me kë e do, aq shumë sa ti do.
-Kur je mirënjohës frika zhduket dhe begatia shfaqet.
-Kur përgatitja takohet me mundësinë, na jep atë që ne e quajmë fat
-Nëse ju bëni atë që keni bërë gjithmonë, atëherë do të merrni atë që keni marrë gjithmonë.
-Cilësia e jetës suaj është cilësia e marrëdhënieve tuaja.
-Momentet kur ju merrni vendime janë ato që i japin formë fatit tuaj.