DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Dobitë e frutave verore , ja pse duhet ti konsumoni

Shpërndaje

Frutat e freskëta të verës siç janë pjeshkët, boronicat, qershitë etj gëzojnë disa veti unike dhe duhen bërë pjesë e menusë tuaj ditore nëse dëshironi të keni një shëndet të mirë dhe jetëgjatësi. Më poshtë ju rendisim disa nga dobitë e tyre:

Boronica

Një filxhan boronica çdo ditë janë shumë të mira për të luftuar inflamacionin. Shkencëtarët kanadezë thonë se këto fruta të ëmbla trajtojnë me antioksidantë që zvogëlojnë inflamacionin deri në 25 për qind.

Pjeshkët

Nëse keni probleme me pagjumësinë konsumi i pjeshkës së freskët është i nevojshëm. Lëndët ushqyese të pjeshkës (kriptoksantina dhe acidi klorogjenik) rritin formimin e valëve qetësuese të trurit dhe frenojnë prodhimin e hormonit të stresit.

Mollët

Fibra e tretshme në mollë bën që trupi të lëshojë një kompleks që energjizon qelizat imune, duke i ndihmuar ato të shkatërrojnë shpejt viruset pushtuese. Nuk është çudi që shkencëtarët e Universitetit të Illinois thonë se ngrënia dy mollëve në ditë mund të shkurtojë simptomat në gjysmë plus t’ju ndihmojë të rikuperoheni 50 për qind më shpejt nëse kapni një infeksion viral.

Qershitë

Ngrënia e 20 qershive, një nga frutat më të dashur të verës, mund të krijojë një humor të shkëlqyeshëm në 15 minuta dhe të zvogëlojë rrezikun e ankthit në gjysmë nëse i shijoni ato çdo ditë.

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *