DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë Showbiz

Ndërpriten xhirimet e “The Batman”, Robert Pattinson pozitiv me koronavirus

Shpërndaje

Edhe pse traileri i filmit të ardhshëm të regjisorit Matt Reeves, “The Batman”, u publikua disa ditë më parë teksa xhirimet rinisën pas periudhës së izolimit nga COVID-19, tanimë një lajm i keq vjen për fansat e filmit.

Protagonisti i filmit, aktori britanik Robert Pattinson, i cili vjen në rolin e ‘’Batman’’  ka rezultuar pozitiv me koronavirusin.

Një zëdhënës i studios ‘Warner Bros’, tha: “Një anëtar i produksionit të ‘The Batman’ ka dalë pozitiv për COVID-19 dhe po izolohet në përputhje me protokollet e vendosura. Xhirimet janë ndërprerë përkohësisht”, shkruan The Guardian.

Filmi pritet të sjell një ‘Batman’ ndryshe, jo si superhero si jemi mësuar ta shohim gjithmonë , por si një qytetar i maskuar i cili vendos të hakmerret ndaj të këqijve.

Ndryshe nga personazhi i sofistikuar dhe sharmant i Bruce Wayneit, të cilin në të kaluarën e kishin luajtur aktorët Christian Bale dhe Ben Affleck, ky karakter nga ylli i filmave “Twilight” vjen më i errët dhe i mprehtë.

Filmi i ri “The Batman” pritet të lancohet në tetorin e vitit  2021

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *