DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Pas 6 muajve shkëputjeje, Rita Ora rikthyet në studiot muzikore

Shpërndaje

Që nga muaji mars, Rita Ora ka qëndruar e heshtur në skenën muzikore, kjo edhe për shkak të izolimit dhe anulimeve të tureve dhe koncerteve që u bënë për shkak të pandemisë.

Ylli i muzikës e cila kryesisht ishte përfolur në media kohët e fundit vetëm për nisma bamirësie, së fundmi me një postim në rrjetet sociale ka treguar se është kthyer në studiot muzikore për të regjistruar.

Tani Rita duket se është shumë pranë finalizimit të një kënge të re, teksa më herët ka deklaruar se po përgatit albumin e saj të tretë.

Ajo ka publikuar një fotografi të cilës i ka bashkangjitur edhe mbishkrimin ‘Kthim në habitatin tim natyral’.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *