DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Mediat vënë në dukje ngjashmërinë e të dashurës së Brad Pitt me Angelina Jolie

Shpërndaje

E dashura e re e Brad Pitt, Nicole Poturalski është kthyer në qendër të vëmendjes  së medias ndërkombëtare.

Duke pasqyruar disa fotografi të modeles së re, mediat kanë venë në dukje ngjashmërinë e saj me

ish-bashkëshorten e Pitt, Angelina Jolie.

27-vjeçarja Poturalski  është romanca e parë që Pitt ka bërë publike pas rreth katër vitesh ndarjeje nga Jolie.

Modelja gjermane ka publikuar së fundi disa foto ku shfaqet e veshur me një xhaketë gri dhe gjithçka të kujton Jolie-n kur ishte më e re.

Edhe pse në një lidhje me Pitt, Nicole Poturalski është e martuar me 68- vjeçarin Roland Mary, i cili ka një martesë të hapur me modelen dhe mesa duket është dakord për lidhjen e saj me Pitt, sikundër kanë thënë burimet e afërta pranë tij për mediat.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *